
Kompania “SOWI KOSOVA” ka filluar dje testimin e fluturakeve e 9 fluturakeve të para për prodhimin e energjisë me erë në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Projekti i parë i testuar dje nga i cili pritet prodhim i rrymës me një kapacitet prej 35 megavatësh është vetëm një nga tri projektet, respektivisht “Selaci I, II dhe III) i përbërë nga 9 turbina gjithsejt.

Deri në përfundim të projektit në këtë hapësirë do të investohen 189 milionë euro nga kompania kosovaro-gjermano-izraelite SoWi në energji nga era.
Prej 27 turbinave sa do të ndërtohen deri në fund projektit, do të prodhohen 105 MW energji./Mitropol/








