
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sapo është filmuar nga “Mitropol” gjersa u largua nga Mitrovica.
Ai nuk pranoi të deklarohej për arsyen e vizitës së tij kur u pyet nga gazetarja se pse është në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.
“Çdo ditë jam në Mitrovicë”, u përgjigj shkurtimisht Sveçla.
Këto vizita të zyrtarit qeveritar po viejnë në kohën kur veriu ka tri ditë i barrikaduar nga serbët, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq i cili dyshohet se sulmoi zyret e KKZ-së në veri tek Tre Rrokaqiejt./Mitropol/
Xhelal Sveçla shihet në Mitrovicë: Çdo ditë jam në Mitrovicë⬇️
Posted by Mitropol on Tuesday, 13 December 2022








