“Vuçiq i frikësohet arrestimit të vrasësve të Ivanoviqit, këtë po mundohet ta pengojë me barrikada”

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, barrikadimin e veriut e lidhë me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Trajkoviq, në një intervistë për Danas shtroi pyetjen se a janë barrikadat në veri të Kosovës abuzim i njerëzve nga ana e Beogradit për t’i mbrojtur vrasësit e Ivanoviqit. Ajo thotë se njerëzit janë të detyruar t’i bllokojnë rrugët, përcjell Express.
“Ajo që dëgjuam, pamë dhe u botua në SHBA, se Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq u quajtën grup kriminal rajonal, pothuajse i nivelit ndërkombëtar, është diçka që tregon statusin e tyre, siç i percepton Amerika – mafia më klasike”, thotë Trajkoviq.







