Premium Store
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Nedzad Ugljanin zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore

Nedzad Ugljanin sapo është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, njofton “Mitropol”.

Burime ekskluzive të “Mitropol” njoftotjnë se boshnjaku Ugljanin nga “Iniciativa Qytetare” mori votat e të gjithë asambleistëve prezent dhe me 15 vota u zgjodh unanimisht në krye të Kuvendit.

Active

Deputetët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore sapo kanë kryer betimin solemn sot.

Në mesin e asambleistëve që kryen betimin ishin 12 deputetë shqiptarë, nga 13 gjithsej në listë nga Iniciativa Qytetare, 2 deputetë boshnjakë dhe një serb.

“Mitropol” transmetoi LIVE seancën e betimit, gjersa deputetët vazhdojnë të qëndrojnë ende në seancë.

Kjo ishte vetëm një mbledhje e rregullt e Kuvendit Komunal, e njëmbëdhjeta e radhës, pas dorëheqjes së deputetëve nga Lista Serbe.

Me 5 nëntor 2022, në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, të ftuar nga Lista Serbe, në të cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror ekzekutiv, lokal e nga gjyqësori.

“Këtu jemi në këtë numër më shumë falë Listës Serbe sesa Iniciativës Qytetare”, tha Skender Sadiku që kryesoi seancën.

Kjo është lista e deputetëve të rinj./Mitropol/

Premium Store