Premium Store
02LAJME

Xhafer Tahiri luan ekspertin e shëndetësisë: Verës u fshehën rastet e vdekjes nga virusi

Kryetari i asfaltit, Xhafer Tahiri, tani ka filluar ta luaj edhe ekspertin e shëndetësisë. Ai ka thënë se ka pasur raste të fshehjeve të vdekjeve me COVID-19 në Kosovë.

Thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë nëse do të niste një hetim.

Dukato 1

“Jo vetëm që ka pasur paaftësi por ka pasur veprime kriminale të fshehjes së vdekjeve gjatë pandemisë”, tha Tahiri.

“Jam kryetar i Shtabit Emergjent në Vushtrri. Kam jo një rast, kam tri raste që kanë vdekur nga Covid-19 që nuk janë raportuar. I di me emra. Nëse ka prokurori që fillon hetim, do t’ia jap emrat”, tha ai.

“Ka pasur gjatë verës fshehje dhe mos-raportim të rasteve”, theksoi Tahiri në RTV Dukagjini.

Edhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ka shpreh dyshime se po fshehën rastet e vdekjeve nga Covid-19.

Koha