Medi
02LAJME

Dilema e vitit: VAKSINOHU! apo VAKSIONOHU! – Xhafer Tahiri ia huq gjuhës shqipe

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nuk di të shkruaj shqip. Në vetëm një fjali të thjeshtë në një video ku ai bën ftesë për vaksinim, Tahiri ka lëshuar dy gabime, shkruan Mitropol.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, ju ftoj dhe ju lutem të vaksionohuni.”, ka shkruar Tahiri, ndërsa versioni i saktë nuk do duhej të ishte “ju lutem të vaksionohuni.”, por “ju lutem të vaksinoheni!”, ku në fund të fjalisë do duhej vënë shenjën e pikëçuditjes dhe jo të pikës, pasi fjalia që ka përdorur i përket tipit të fjalisë thirrmore-nxitëse.

Premium Store

Gabim e ka shkruar edhe sloganin e videos së tij, ku në vend të “vaksinohu”, kryetari Tahiri ka shkruar “vaksionohu”, duke harruar të shtonte edhe shenjën e pikëçuditjes (!) në fund.

Këto lëshime gjuhësore tregojnë për pakujdesinë e Tahirit në raport me qytetarët për një temë kaq serioze e me rëndësi jetike.

Ndryshe, Tahiri është ndër shumë politikanë tjerë që bëjnë lëshime të shumta gjuhësore gjersa shkruajnë në gjuhën amtare./Mitropol/

Pellini