
Kupa e Botës ishte sot ngjarja kryesore në botë. Ajo u ndoq nga miliarda njerëz anë e kënd globit.
Këtë ndeshje e ndoqi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai ndeshjen zgjedhi ta ndjekë me kryetarët dhe sekretarët e degëve të VV-së rreth e rreth Kosovës, pas mbledhjes që pati me ta sot, mëson “Mitropol”.
Se ndeshjen e ndoqën bashkë, tregon edhe kryetari i degës së Vushtrrisë, Sylejman Meholli, pas fotografisë që postoi me të kryetari i degës së Shtimes, Qemajl Aliu.
Ai madje postoi edhe një fotografi me kryeministrin dhe sekretarin Mek Selaci e deputetin vushtrrias, Besim Muzaqi.
Postimi i plotë:
Kënaqësi ta ndjekim finalen e kampionatit botërorë së bashku me kryeministrin Albin Kurti!
Rezultati në plan të dytë!








