
Një zyrtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës është grabitur sot në Prishtinë, bëjnë të ditur ekskluzivisht burime të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës.
Zyrtari në fjalë është grabitur në rrugën “Tirana” të kryqytetit.
Siç njoftojnë këto burime, grabitja ka ndodhur nën kërcënimin e armës.
Nuk dihet ende dëmi i shkaktuar, por Policia po merret me hetim të rastit./Mitropol/








