
Numri i madh i rasteve me koronavirus ka ndikuar që Qeveria e Kosovës t’i shtrëngoj masat kundër pandemisë covid-19 mjaftë shumë, shkruan Mitropol.
Zyrtarët policorë po shihen në çdo cep të qytetit dhe po i kontrollojnë vazhdimisht qytetarët nëse ata po i respektojnë masat kundër virusit.

Së fundmi zyrtarët policorë janë parë në disa markete të qytetit duke i kontrolluar konsumatorët dhe stafin nëse po i bartin maskat dhe a po i respektojnë masat e marra nga qeveria.
Në anën tjetër qytetarët luten t’i bartin maskat dhe t’i respektojnë masat e vendosura nga qeveria për luftimin e pandemisë covid-19. /Mitropol/








