Medi
02KOSOVËLAJME

Vazhdon propaganda e egër e mediumit serb Kosovo Online, propagandon se studentët po mësojnë në tenda

Peopaganda e egër e “mediumeve” serbe në Kosovë të ndikuara nga Beogradi nuk ka të ndalur.

Kësaj radhe, “mediumi” serb “Kosovo Online” i cili me propagandën e egër po frikëson e po shkakton panik tek qytetarët serbë në veri, përmes një videoje të realizuar në një nga tendat e vendosura tek barrikadat ka propaganduar se studentët serbë po detyrohen të zhvillojnë mësimin në tenda, shkruan “Mitropol”.

Dukato 1

Ky “medium” në videon që ka paraqitur nga Rudari, ka propaganduar se profesorët e studentët e universitet paralel serb “Universiteti i Prishtinës” në veri nuk kanë se ku ta mbajnë mësimin.

Por, realiteti qëndron ndryshe. Universiteti në veri është i hapur dhe nuk ka asnjë pengesë për çasje në te, ani pse ky “medium” i ndikuar drejtpërdrejt nga Beogradi po synon ta paraqesë gjendjen kinse si katastrofë humanitare.

Të vetmet bllokada në veri janë barrikadat e ngritura nga vet serbët, e të cilat po pengojnë qarkullimin e qytetarëve për në jug.

Duhet theksuar se përveç barrikadave, serbë të armatosur e të maskuar të cilët janë parë të qëndrojnë edhe tek barrikadat po terrorizojnë qytetarët e veriut me hedhjen e shock-bombave në baza ditore./Mitropol/

Active 1