
Kufiri Hungari-Serbi është bërë thuajse i pakalueshëm për veturat që janë nisur drejt kësaj rruge.
Një mërgimtar nga Mitrovica ka rrëfyer për “Mitropol” se ndodhet në pritje tash e katër orë dhe ende s’ka arritur të futet në Serbi për të ardhur më pas në Kosovë përmes pikës ‘Dheu i bardhë’.
Ai thotë se policët kufitarë serbë po punojnë qëllimisht shumë pak e shumë ngadalë, pasi janë në dijeni se shumica e veturave që ndodhen në kolonë janë mërgimtarë shqiptarë të nisur drejt Kosovës, andaj po i maltretojnë me orë të tëra.
”Me qëllim po e bëjnë pasi e dijnë që shumica jemi shqiptarë”, tha ai për “Mitropol”
Mërgimtari mitrovicas tregon se gjersa në kufirin e Hungarisë pritën veç dy orë, në atë të Serbisë koha e pritjes është duplifikuar.
”Mitropol” ka siguruar edhe një video të kolonës ku shihet se shoferët janë revoltuar me pritjen e gjatë dhe po i bien sirenave vazhdimisht në shenjë ‘proteste’ karshi policëve kufitarë.








