
Kulla e puktorit Kadri Kadriu në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës është dekoruar me drita e zbukurime për festat e fundvitit, shkruan “Mitropol”.
Këto dy kulla që tash po shërbejnë si galeri dhe qendër e kulturës janë dekoruar nën moton “Dashni n’Veri”.

Asambleisti nga veriu i Mitrovicës, Skender Sadiku tha se ia filluan me idenë se pak kush mund të bëjë gjëra të mëdha, por se ata do bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
Postimi i plotë nga Sadiku:
Dashni n’Veri
Galeria & Qendra e Kultures”Kadri Kadriu” shkelqen nga brenda e nga jashte !!
Ashtu si ia filluam me “Pak kush mund te beje gjera te medha, ne bejme gjera te vogla me dashni te madhe”
Kultura nderton ura !!!








