Medi
02KOSOVËLAJME

KONFIRMOHET: “Po ashtu është. Policët janë kthyer nga veriu shëndoshë e mirë”

Për shkak të vendosjes së barrikadave, Policët e Kosovës për më shumë se dy javë qëdruan në stacionin policor në Leposaviq pa ndërrim fare, shkruan Mitropol.

Por pas afro dy jave mësohet se tashmë policët janë në Mitrovicë të Jugut.

Medi

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Venhar Isufi, i cili ka shkruar se policët tashmë gjinden ne drejtorinë policore ne jug të Mitrovicës.

”Nje lajm i jashtezakonshem, i cili sapo me eshte konfirmuar nga burimet e sigurta brenda policise se Kosoves”, ka shkruar Isufi.

Këtë për Express e ka konfirmuar Ilmi Zeqiri, kryetari i sindikatës së policëve të Kosovës.

“Po ashtu është. Në përgjithësi gjendja shëndetësore është e mirë”.

Burimet e “Mitropol”, bëjnë të ditur se 9 nga policët që ishin të bllokuar në veri, punonin në stacionin policor në Mitrovicë. /Mitropol/

Pellini