
Kf Trepça nga Mitrovica të shtunën do të udhëtojë në qytetin e Prizrenit ku do të takohet me Kf Lirinë, shkruan Mitropol.
Ndeshja do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Parë të futbollit kosovar, me ç’rast Trepça synon të kthehet me 3 pikë nga Prizreni.
Ndeshja do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Kujtojmë që Trepça kishte arritur ta fitojë ndeshjen e fundit kundër Istogut me rezultat 1:3. /Mitropol/








