Ish-kryetari i Leposaviqit zbulon dëshirën e serbëve në Veri: Nuk duam të jetojmë në Kosovën e pavarur, duam Serbinë

Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit në Veri të Kosovës, Zoran Todiç, ka spekuluar për televizionin serb Pink se “pas incidentit në territorin e komunës së Zubin Potokut tensionet janë shtuar edhe në territorin e komunës së Leposaviqit”.
“Megjithatë populli është i vendosur që të vazhdojë në këtë luftë dhe është i vendosur të luftojë për një të ardhme të sigurt në këto zona”, pohoi Todiç që u largua nga vendi i punës në momentin kur serbët kolektivisht vendosën të lëshojnë radhët e institucioneve të Kosovës në nivel politik dhe administrativ.








