Çele guri gojën, asnjë reagim nga Agim Bahtiri për borxhin 6 milionësh që u tha se ia pagoi Bedri Hamza

Kryetari aktual i Mitrovicës Bedri Hamza sot tha se i ka paguar 6 milionë euro borxhe që ish kryetari Agim Bahtiri ia la Komunës së Mitrovicës, shkruan Mitropol.
E duket se Agim Bahtirit nuk po iu bëhet vonë për këtë pagesë që thuhet Hamza e ka kryer, ndonëse Bahtiri në një emision televiziv pati deklaruar se nëse Hamza paguan 6 milionë euro borxhe ai do ia falte Hamzës krejt pasurinë që ka.
Por nuk është kjo e gjitha, Bahtiri, pati deklaruar se nëse dëshmohet pagesa prej 6 milionë eurosh ai do të largohet edhe nga Kosova.
Se a do ta mbajë Bahtiri premtimin, mbetet të shihet. /Mitropol/








