Active 2
EKONOMILAJME

Qatar Charity shpërndan 1000 çanta me material shkollorë për nxënësit e familjeve nevojtare

 

Qatar Charity në kuadër të aktiviteteve të shumta tani para fillimit të vitit shkollorë realizoi projektin e shpërndarjes së çantave, ku bëri shpërndarjen e 1000 çantave me material shkollorë për nxënësit e familjeve në nevojë, transmeton Mitropol.

Dukato 1

500 prej tyre në komunën e Podujevës dhe 500 në komunën e Lipjanit.

Realizimi i këtij projekti ishte në kordinim të plotë me komunat lartpërmendura dhe pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe hoxha nga Mitrovica, Besim Kurti.

Çdo çantë është pajisur me këtë material shkollorë: 15 fletore, 3 kimika 5 lapsa grafike, një fllamaster, një trekëndësh, 3 gomë shkollore, një mprehëse, një bllok për vizatim, një ngjitës për letër, ngjyra druri, ngjyra të ujit, temper./Mitropol/

Active 1