Medi
02KOSOVËLAJME

Personat e njejtë të maskuar tek barrikada në Rudarë ndezin kamionët pranë Shkollës Teknike

Pas pak kohe pritet të largohen barrikadat e vendosura në udhëkryqin tek Shkolla Teknike në Mitrovicën Veriore, njofton ”Mitropol”.

Dy persona të maskuar janë parë duke punuar në makinerinë e kamionetave për largimin e tyre pas ndezjes.

Tripika

Në vendin e ngjarjes karabinieri italian.

Të njejtit persona që u angazhuan në largimin e një pjese të kamionëve në Rudarë ndodhen të angazhuar edhe tek kamionët pranë Shkollës Teknike, njofton “Mitropol”.

Largimi i barrikadave u paralajmërua dje nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me serbët nga Kosova në Rashkë, si rrjedhojë e lirimit të Dejan Pantiq në arrest shtëpiak.

Premium Store