Aurora Group
02LAJMESPORT

Tahiri: Erion Kajtazin do ta kujtojmë si djalë të sjellshëm, do të jetë model dhe simbol për gjeneratat e reja

Fusha sintetike afër Liqenit Akumulues në Mitrovicë, nga sot do të mbajë emrin e futbollistit Erion Kajtazi, ish lojtarit të KF “Trepça 89”.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kryetari i Klubit Futbollistik “Trepça 89”, Abdein Zeka, drejtorë komunal, familjarë të ndjerit, bashkëlojtarë dhe qytetarë të tjerë, njofton Komuna.

Premium Store

Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu është drejtuar dhe nënkryetari i Komunës Tahiri, i cila ka thënë se ndarja e hershme nga jeta e futbollistit tonë të talentuar Erion Kajtazit, ka qenë një dhimbje e madhe për gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe komunitetin sportiv.

“Erion Kajtazin me krenari gjithmonë do ta kujtojmë si një djalë të sjellshëm, të talentuar dhe me potencial i cili do jetë model dhe simbol për gjeneratat e reja. Kujtimi për të do mbetet i përjetshëm, ngase nga sot fusha sintetike do të mbaj emrin e tij”, është shprehur nënkryetari Tahiri.

Active 1