
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Siç ka njoftuar Presidenca, Osmani dhe Hovenier kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në veri.
Në njoftimin e shkurtër thuhet gjithashtu, se është diskutuar edhe për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve në vitin 2023.








