Dukato 2
02LAJME

Veç policëve nga Jarinja pas 20 ditësh sot u kthyen edhe 3 doganierët mitrovicas

Tre doganierë nga Mitrovica sot pas 20 ditësh janë kthyer tek familjet e tyre, njofton “Mitropol”.

Ata së bashku me policët e Policisë së Kosovës kishin qenë të bllokuar në Jarinje pas ngritjes së barrikadave nga sturkturat kriminale serbe në rrugët që lidhnin me Jarinjen.

Aurora Group

Familjarët e doganierëve kanë thënë për “Mitropol” se këto tri javë kanë ndjerë mall të papërshkrueshëm për familjarët e tyre.

Tre doganierët e bllokuar deri sot janë A.H, A. S. dhe S. M.

Kujtojmë se serbët filluan të ngrisnin barrikada në katër komunat veriore pas arrestimit të ish-policit serb Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm terrosit karshi zyrave të KQZ-së tek “Tre Rrokaqiejt”.

Zhbllokimit të rrugëve i parapriu lirimi i Pantiq në burg shtëpiak dhe takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me barrikaduesit dy ditë më parë në kazermën ushtarake në Rashkë të Serbisë./Mitropol/

Koha