Premium Store
02LAJME

Drejtorit Mensur Beqiri i ndahet mirënjohje për kontributin për pensionistët nga FSPIPK

Drejtori i Zyrës Rajonale të Pensioneve, Mensur Beqiri sot ka pranuar një mirënjohje për kontrobutin dhe mbështetjen e tij karshi kësaj kategorie.

Mirënjohja iu nda nga kryetari i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës, dega në Mitrovicë, Mexhit Baliu, njofton “Mitropol”.

Aurora Group

Kujdesi dhe mirësjellja që kanë treguar ndaj kategorisë me të dobët të shoqërisë ka bëre që puna e kësaj qendre të vlerësohet edhe nga institucionet qendrore.

Gjatë vitit që po e lëmë pas janë ndermarrë disa vendime që kanë evidentuar dhe larguar të numër të madh të përfituesve jo të rregullt te pensioneve, gjë që ka bërë që të ruhet buxheti i Republikës së Kosovës.

Beqiri udhëheqë këtë institucion që nga viti 2017 dhe numëron shumë të arritura në fushën sociale. Veç punës ai njihet për sukseset dhe humanizmin e treguar edhe gjatë viteve 2014-15 sa ishte drejtor i Mirëqenies Sociale dhe Integrimeve Evropiane. Për dy vite rresht, Beqiri ishte zgjedhur drejtori me performancën më të lartë në Komunën e Mitrovicës.

Në vitin 2010 drejtori Beqiri ishte ndër 3 zyrtarët e parë të Qeverisë së Kosovës që kishin filluar punën në zyren e parë të hapur në veri të Mitrovicës.

Gjatë kohës sa ai ka ardhur në krye të zyres rajonale të pensioneve, objektit ku është e vendosur kjo zyre i është ndërruar tërësisht pamja pas një renovimi që është kryer në fasadën e jashtme të objektit, duke i shtuar bukurinë edhe sheshit të qytetit./Mitropol/

Premium Store