
Një grup i quajtur “Anonymous” përmes një llogarie në Twitter, “Anonymous TV” ku krah emrit ka të vendosur flamurin ukrainas i ka reaguar sërish presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit bëri një reagim ndaj tyre në Instagram.
Vuçiq publikoi disa imazhe në llogarinë e tij duke pozuar me dy qen dhe i vendosi një mbishkrim. “Po përgatitemi të luftojmë me Anonymous”, thuhet në mbishkrimin e tij, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj grupi ‘Anonymous’ përmes llogarisë së tyre i reagoi Vuçiqit ku pretenduan se kishin hakuar faqen e “Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Serbisë dhe Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”.








