Aurora Group
KOSOVËLAJME

Historike: Për herë të parë u organizua falja e xhumasë në kampin ushtarak amerikan Bondsteel

 

Gjatë ditës së sotme në kampin ushtarak amerikan në Kosovë, Bondsteel, u organizua për herë të parë falja e namazit të xhumasë, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Ky organizim u bë për shkak të refugjatëve afganë që janë të vendosur në këtë kamp, teksa si ligjërues i hutbes së xhumasë ishte hoxha Labinot Maliqi.

Hoxha Maliqi u shpreh i kënaqur me kushtet që po iu ofrohen afganëve në atë kamp, e sipas hoxhës me këto kushte janë të kënaqur edhe afganët.

“Sot isha vërtetë i privilegjuar nga ushtria e ShBA-ve për të mbajtur hutben dhe për të falur për herë të parë namazin e xhumasë në kampin Bondsteel, së bashku me refugjatët afganë”, është shprehur Maliqi.

“Ishte po ashtu nderë për mua të takoj dhe bisedoj nga afër me besimtarët afganë, të cilët u shprehën të kënaqur me kushtet e ofruara nga ushtria amerikane, edhe sa i përket fjetjes, ushqimit, pastrimit, vendeve të dedikuara për faljen e namazit dhe pjesëve të tjera atraktive për lojëra të ndryshme”, shtoi Hoxha.

Weelnes