
Portali raportoi se ekipet policore nga stacioni jugor i Mitrovicës bashkë me zhytës nga klubi i zhytjes “Trepça” u dolën në ndihmë personave që kanë rënë me veturë në ujërat e Ibrit.
Por, edhe pse u angazhuan tërë natën, nuk arritën ta shpëtonin të riun që ra me makinë në Ibër. Trupi i pajetë i të riut i u nxorr nga Ibri sot në mëngjes.
Komandanti i stacionit të zjarrfikësve në Zveçan, Vladan Radomiroviq, ka konfirmuar mëngjesin e sotëm për KoSSev se aksidenti ka ndodhur mbrëmë afër Sërbovcit.
Radomiroviq tha se gjatë gjithë natës kanë qenë të angazhuara të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe se trupi i pajetë është gjetur në ndërkohë.
Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi sot në mëngjes dhe po transportohet në Mitrovicë, tha Radomiroviq.
Në vendin e ngjarjes dolën edhe ekipet mjeko-ligjore gjerea zjarrfikësit nxorrën makinën nga lumi.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur pas orës 22:00, kur shoferi A. V. nga Josheviku, i lindur më 1995, i cili po lëvizte me veturën Peugeot 407 nga drejtimi i Zveçanit për në Leposaviq, ka humbur kontrollin dhe është devijuar nga. rruga.
Trupi i pajetë i viktimës do t’i dorëzohet familjes./Mitropol/








