Premium Store
02LAJME

Në Mitrovicë nga e premtja namazi i xhumasë do të falet në orar të dyfishtë nga ora 12:00 dhe 13:00

Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë ka njoftuar se nga e premtja namazi i xhumasë do të falet në orar të dyfishtë, shkruan Mitropol.

Deri tek ky vendim ka ardhur për faktin se shumë qytetarë nuk po arrijnë ta falin xhumanë në orarin e caktuar nga ora 12:00 dhe ka kërkesa të shumta që të organizohet falja edhe nga ora 13:00.

Weelnes

KBI ka njoftuar se xhumaja nga e premtja falet edhe në ora 12:00 edhe në ora 13:00 në xhaminë “Bajrampasha Isa Beg”.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar besimtarë të qytetit të Mitrovicës.
Duke pas parasysh kërkesën e vazhdueshme dhe nevojën e arsyeshme për faljen e namazit të xhumasë KBI MITROVICË, njofton te gjithë ata që me arsye nuk kan mundësi me fal namazin e xhumas në kohën e rregullt se që nga dita e Premte 06.01.2023 do të organizojme faljen e XHUMASË SË DYTË në xhaminë Bajrampasha Isa Beg duke fillu nga ora 13:00.

Pellini