LAJMI I FUNDIT: Fatmir Limaj viziton bashkëluftëtarët e tij në Vushtrri, i pranishëm edhe Ferit Idrizi i PDK-së

Fatmir Limaj sot ka vizituar qytetin e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Në qytetin antik të “Vicianës”, ka takuar bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kryetari i Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi.
Njoftimi i plotë:
Në Vushtrri, takova bashkëluftëtarët nga shoqatat e dala nga lufta, ku diskutuam për aktualitetin politik në vend, nevojën për aktivizim në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe historisë e cila po na sulmohet.
Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për bashkimin e forcave atdhetare të rreshtuara në qellime të sinqerta!
| Fatmir LIMAJ |








