
Defektet në rrjetin e ujësjellësit të Mitrovicës po vazhdojnë edhe sot, shkruan Mitropol.
E si pasojë e këtyre defekteve që kanë ndodhur në impiantin në Shipol, qyteti i Mitrovicës dhe Skënderajt kanë mbetur pa ujë.
Kompania e ujësjellësit “Mitrovica” në anën tjetër ende nuk ka informacion se kur do të rikthehet uji i pijes.








