Ndalohen në Zveçan 1500 litra birr dhe 1 ton sheqer, ishin mallra që po kontrabandoheshin

Gjatë ditës së sotme njësit e doganës kanë ndaluar një kamion i cili ishte duke transportuar mallra për në Zveçan, shkruan Mitropol.
Mallrat që po transportoheshin ishin mallra të kontrabanduara, teksa produktet që u gjetën brenda ishin sasi e madhe e birrave dhe sheqerit.
Kamioni që po i kontrabandonte këto mallra u ndal nga njësitet doganore për kontroll rutinore, e aty rezultoi se ishte duke kontrabanduar mallra. Fillimisht drejtuesi i kamionit ka tentuar të largohet por intervenimi i suksesshëm oficerëve ka rezultuar me ndalimin e këtij mjeti transportues.

Pas kontrollit është gjetur kjo sasi e mallrave:
1. Birra të ndryshme mbi 1500 litra
2. Sheqer – 1 ton

Njoftohet se mallrat dhe mjeti transportues janë konfiskuar, derisa rasti ka vazhduar për kundërvatje. /Mitropol/







