Medi
02LAJME

Aksident në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Vushtrri.

Kështu tha për Mitropol, Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Medi

Zahiti theksoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 12:30 është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, segmenti rrugor në fshatin Pantinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.

Active