Medi
02LAJME

Personi që u gjet i vdekur ishte shurdhmemec, “Mitropol” posedon detajet mbi identitetin

Një person i moshës rreth 60 vjeçare është gjetur i vdekur sot brenda objektit të shurdhmemecëve në rrugën drejt shkollës fillore “Eqrem Çabej”, njofton “Mitropol”.

Këtë për “Mitropol” e konfirmoi zëdhënësi i PK-së për Mitrovicë, Avni Zahiti.

Dukato 1

“Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ”Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, tha ai.

”Mitropol” mëson se personi i vdekur ka inicialet N.G dhe ishte edhe vet shurdhmemec dhe dyshohet se vdiq si pasojë e goditjes nga një mjet i fortë pune.

Portali posedon identitetin e plotë të viktimës por nuk do e publikojë deri në një konfirmim zyrtar.

Active