
Një person i moshës rreth 60 vjeçare është gjetur i vdekur sot brenda objektit të shurdhmemecëve në rrugën drejt shkollës fillore “Eqrem Çabej”, njofton “Mitropol”.
Këtë për “Mitropol” e konfirmoi zëdhënësi i PK-së për Mitrovicë, Avni Zahiti.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, tha ai.
”Mitropol” mëson se personi i vdekur ka inicialet N.G dhe ishte edhe vet shurdhmemec dhe dyshohet se vdiq si pasojë e goditjes nga një mjet i fortë pune.
Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe vëllau i cili është parë i mërzitur e në lot./Mitropol/








