
Një 70 vjeçar nga qyteti i Mitrovicës sot ka tentuar t’i japë fund jetës së tij me një armë zjarri, shkruan Mitropol.
Burime ekskluzive të “Mitropol” bëjnë të ditur se 70 vjeçari që jeton në lagjen “Sami Gashi” në Vaganicë tash e disa vite ishte në gjendje të palëvizshme.
Ndonëse tentoi t’ia marrë vetës jetën përpjekja e tij shkoi huq por me pasoja të mëdha. Arma e zjarrit e plagosi rëndë personin në fjalë.
Fillimisht i moshuari u dërgua në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, gjersa tani po trajtohet në QKUK.
Burime të “Mitropol” theksuan se pas trajtimit mjekësor i moshuari aktualisht është jashtë rrezikut për jetë. /Mitropol/








