
Para pak çastesh ka ndodhur një vetaksident trafiku në fshatin Bresalc në afërsi të Gjilanit, njofton Mitropol.
Vetura e rrokullisur ka përfunduar me rrota në qiell.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës gjersa kanë filluar tollovitë në trafik në rrugën që të dërgon në Gjilan.
Aktualisht ende nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit të veturës.
“Mitropol” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do ju mbajë të njoftuar për rastin. /Mitropol/








