Aurora Group
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Një person bie nga një ndërtesë në ndërtim në Mazgit

Një person ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim mbrëmjen e sontme në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, mëson “Mitropol” nga burime të sigurta brenda Policisë së Kosovës.

Siç bëjnë të ditur këto burime, rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 në një objekt në Mazgit.

Aurora Group

”Mitropol” nuk ka arritur të siguroj ende detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të personit që ka rënë nga ndërtesa.

Portali ka pyetur edhe Policinë e Kosovës për konfirmim zyrtar në lidhje me rastin dhe ndodhet ende në pritje të një përgjigjeje nga PK./Mitropol/

Active