Premium Store
02LAJME

Ky është 15 vjeçari që vdiq sot në Mitrovicë

Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar për “Mitropol” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Jugore, Avni Zahiti.

Aurora Group

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, ka thënë ai.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

”Mitropol” mëson ekskluzivisht nga të afërmit e të ndjerit se 15 vjeçari që vdiq është Bleon Smakolli.

”Mitropol” i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit!

Active 1