Edhe dy orë na ndajnë nga derbi Trepça- Prishtina, mitrovicasit synojnë të “hakmerren” ndaj bardhë e kaltërve

KB Trepça sonte do të takohet me Kb Prishtinën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Kanë mbetur edhe dy orë nga fillimi i ndeshjes mes dy gjigandëve të basketbollit kosovar, gjersa “Xehëtarët”, synojnë të “hakmerren” ndaj bardhë e kaltërve të cilët e mposhtën Trepçën në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja që nis nga ora 17:00 ka rëndësi për të dy klubet të cilat kërkojnë fitoret e radhës.
Për dallim nga ndeshjet e kaluara Trepça sonte do ta ketë në përkrahje edhe tifozërinë e saj e cila nuk ishte lejuar t’i ndjekte 3 ndeshjet e fundit në “Minatori”, për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë në ndeshjen Trepça-Peja. /Mitropol/








