“Të mërzitur, të hidhëruar por asnjëherë të dorëzuar”, fansat e Trepçës nuk dorëzohen edhe pas humbjes

Humbja e KB Trepça ndaj KB Prishtina me rezultat turpërues i ka dëshpëruar tej mase qytetarët mitrovicas, shkruan Mitropol.
Ndonëse “minatorët” nuk treguan kurfarë loje, mitrovicasit prapë theksojnë se nuk do të dorëzohen së përkrahuri ekipën e tyre.
I tillë ishte reagimi i mitrovicasit Imer Hetemi, i cili përmes një postimi në Facebook theksoi se ai dhe mitrovicasit ndjehen të mërzitur dhe të hidhëruar por asnjëherë të dorëzuar.
Postimi i plotë:
Forca #KBTREPÇA
Te merzitur, te hidheruar por asnjehere te DOREZUAR 😔
Dashni e pashterrshme per kete klub e kete qytet
si ne dite te mira e si ne dite te veshtira
🖤⚒️KURR S’MUNI ME BA SI NA ⚒️🖤
#Mitrovicali








