Premium Store
02LAJMESPORT

Reagon Qeti drejt FBK-së: As Jugosllavia komuniste nuk ka mujt mi largu banerat e tifozëve, as ju skeni me mujt

Në ndeshjen mes Trepçës dhe Prishtinës u vrejt mungesa e banerit “TORCIDA 1984”, e tifozërisë vendase, shkruan Mitropol.

E kjo mungesë duket se vjen për shkak të vendimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës për t’i larguar ato.

Active 1

Për këtë gjë pati reagim nga ish lideri i Torcidës, Shefqet Begu- Qeti.

Ky i fundit përqoi mesazhin se as Jugosllavia komuniste nuk ka arritur t’i largojë banerët e tifozërive e këtë sdo mund ta bëjë as FBK-ja.

Qeti shkroi në një postim të tij në Facebook se pa tifozë, basketbollit kosovar do t’i ikin edhe sponzorët.

Postimi i plotë:

Kjo asht Mitrovica kjo asht Torcida edhe kohen kur ka qen ish jugosllavija komuniste jon mundu me hjek emrin Torcida 1984 por nuk ka mujt .Kur se edhe sod ekziton emri Torcida edhe sod ne derbi asht dal emri Torcida dine ju federat emrat e tifo grupeve nuk keni me mujt mi nal se ase jugosllavia komuniste nuk i ka ndal qe bes ase ju skeni me mujt mi nal palestrat muni mi shpraz por ju garantoj edhe sponzorat prej klubev kan me ike se pa shikus e pa atmosfer e pa ultrasa sponzorat nuk rine ju si federat pa sponzora te klubev me kon do jeni.

Respekt për krejt djemt e Torcidës dhe krejt shikustë që kan qenë pèrkrahje të klubit të zemrës K.B Trepçës

Weelnes