Premium Store
02LAJMESPORT

Përflitet se është shkarkuar trejneri i Trepçës, Alek Jonchevski

Trejneri maqedon i Trepçës Alek Jonchevski përflitet se është shkarkuar pak më parë gjatë ditës së sotme, bëjnë të ditur burime të “Mitropol”.

Dyshohet se trajneri u shkarkua pas dështimit të djeshëm të klubit në ndeshjen karshi KB “Prishtina” ku klubi mitrovicas e humbi lojën si vendas me rezultat të thellë 88:53.

Weelnes

Trepça e cila iu fut sezonit me pretendime të mëdha për t’u zgjedhur kampione e Kosovës për momentin ndodhet në vendin e katërtë me 9 humbje e 9 fitore, me 27 pikë të grumbulluara nga 18 ndeshje gjithsej.

Veç me performancën e klubit, qytetarë të shumtë e basketbolldashës mitrovicas janë shprehur të zhgënjyer edhe me kryesinë e klubit për shkak të ndryshimeve të shpeshta e të pasuksesshme në strukturën e ekipit.

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Jonchevski erdhi në krye të klubit më 27 tetor 2022.

”Mitropol” nuk ka arritur ta konfirmoj ende zyrtarisht lajmin për shkarkimin e Jonchevskit nga pozita e trejnerit nga klubi.

Weelnes