Premium Store
02LAJMESPORT

Konfirmohet raportimi ekskluziv i “Mitropol”, Alek Jonchevski ndanë rrugët me Trepçën

Trejneri i KB “Trepça” Alek Jonchevski prej sot nuk do jetë më pjesë e klubit.

“Mitropol” e dha lajmin për largimin e Jonchevskit ekskluzivisht sot, lajm ky i cili sapo u konfirmua nga klubi.

Weelnes

Dorëheqja e trejnerit i cili ishte i anagzhuar në klub nga tetori i vitit 2022 erdhi pas disfatës së mbrëmshme karshi Kb Prishtina me rezultat 88:53.

Basketbolldashësit mitrovicas janë shprehur të zhgënjyer edhe me kryesinë e klubit për rrokadat e shpeshta të basketbollistëve, me ç’rast Trepça është ranguar në pozitën e katërt në tabelë.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Faleminderit Alek Joncevski

Pas ndeshjes me Sigal Prishtinën, trajneri Alek Joncevski ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ai ka vlerësuar se nuk mund të jap më shumë për klubin tonë dhe ka vendosur që rrugët tona të ndahen.
Klubi i basketbollit Trepça e falënderon Joncevskin për punën e madhe që ka bërë sa ishte në krye të skuadrës dhe i dëshiron suksese të mëdha në vazhdim të karrierës.
Joncevski erdhi për të qëndruar deri në fund të kampionatit, por rezultatet po mungojnë dhe ai e ndjeu obligim moral të jap dorëheqje. Klubi e vlerëson punën që ai ka bërë me skuadrën, nivelin profesional dhe angazhimin maksimal.

Koha