
Ilir Selmani është emëruar kryetrajner i përkohëshëm i KB Trepça, shkruan Mitropol.
Këtë për “Mitropol” e kanë konfirmuar burime të afërta me klubin gjelbërt e zi.
“Po e kanë marrë vendim që Iliri të jetë trajner i përkohëshëm i klubit”, tha burimi i afërt me klubin për “Mitropol”.
Selmani në të kaluarën ka udhëhequr klubin mitrovicas në disa etapa të suksesshme, po ashtu edhe ka qenë lojtar i dalluar i KB Trepça. /Mitropol/








