
Noti tradicional i serbëve për “Kryqin e Shenjtë” do të organizohet edhe këtë vit në liqenin e Gazivodes, në festën e Epifanisë – të enjten, më 19 janar. Fillimi i notimit është paralajmëruar në orën 13.00, njofton Kossev, transmeton “Mitropol”.
Notarët e interesuar sipas njoftimit mund të regjistrohen për pjesëmarrje në zyrën në Kishën e Shën Trinisë në Zubin Potok.
Ngjarja mbledh një numër të madh pjesëmarrësish dhe vizitorësh çdo vit. Serbët notojnë 33 metra, që simbolizon numrin e viteve të Jezu Krishtit.
Si shpërblim fituesi do të marrë kryqin ku ka notuar, një monedhë ari dhe një çmim me të holla dhe të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një letër falënderimi dhe një shishe verë nga Deçani.
Sipas njoftimit, ngjarja e sivjetme organizohet nga “Komuna e Kishës së Dubokopotoçkës” dhe Shtëpia e Kulturës “Stari Kolashin”, ndërsa sponsor janë Komuna Paralele e Zubin Potokut dhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën dhe M* në Qeverinë e Serbisë./Mitropol/







