Premium Store
02LAJME

LAJMI I FUNDIT: Ndërpritet uji në Shipol dhe Balinc, shkak turbullueshmëria e lartë

Ujësjellësi rajonal “Mitrovica” ka njoftuar se ka ndëprerë furnizimin e ujit nga impiantet në Shipol dhe Balinc, shkruan Mitropol.

Deri tek ky vendim ka ardhur për shkak se turbullueshmëria e ujit është shumë e lartë.

Dukato 1

Nga ujësjellësi kanë njoftuar se për shkak të turbullueshmërisë është e pamundur ruajtja e cilësisë së ujit.

Njoftimi i plotë:

LAJMI I FUNDIT
Ndërpritet prodhimi në Shipol dhe Balinc

Si pasojë e ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit është ndërprerë operimi i Impianteve për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe Balinc.

Ne një situatë të tillë është e pamundëshme të operojnë Impiantet dhe nuk ka kushte për trajtimin e ujit dhe ruajtjen e cilësisë së tij.

Parametrat e turbullshmërisë së ujit monitorohen në vazhdimësi dhe në momenin që krijohen kushtet për operim do të fillohet me prodhimin, respektivisht trajtimin e ujit.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Premium Store