Rritet shumë niveli i ujit tek liqeni akumulues, zhytësit mitrovicas: Jemi duke punuar për ta ulur nivelin e ujit

Rreshjet e mëdha të shiut kanë ndikuar që niveli i ujit në lumenjët e qytetit të Mitrovicës të rritet dukshëm, shkruan Mitropol.
Gjendje mjaftë e rrezikshme është tek liqeni akumulues në Mitrovicë ku Ibri pothuajse ka dalur nga shtrati.
Për ta inspektuar gjendjen e lumenjëve mitrovicas kanë dalur ekipi i klubit të zhytjes “Trepça”.
Ata kanë theksuar se janë duke punuar maksimalisht që ta zbresin nivelin e ujit në lumin Ibër.
Po ashtu ky klub ka shprehur edhe gatishmërinë për intervenim në rast nevoje. /Mitropol/








