
Në Mitrovicë po vazhdojnë rreshjet e mëdha atmosferike, shkruan Mitropol.
Si pasojë niveli i ujit në lumenjët e qytetit është rritur dukshëm.
Situatë jo e mirë është në lumin Lushta që kalon në qendër të qytetit.
Niveli i ujit në këtë lumë aktualisht është në rritje e sipër dhe ka rrezik që të dalë nga shtrati.
Në anën tjetër ekipet e zhytësve të klubit “Trepça” nga Mitrovica janë të gatshëm për intervenim. /Mitropol/








