
Një breshëri e të shtënave me kallashnikov është dëgjuar në orët e vona të mbrëmjes sonte në Mitrovicë, raporton “Mitropol”.
Kjo breshëri e të shtënave është dëgjuar saktësisht në ora 03:40 në afërsi të qendrës së qytetit.
Veç në këtë orë, të shtëna janë regjistruar edhe në ora 23:35 mbrëmë.
Nuk dihet se prej nga saktësisht po shtihet, gjersa Policia nuk ka ofruar ndonjë informatë për të shtënat e orës 23:35.
Kujtojmë se edhe dje rreth orës 21:50 një i ri me inicialet S.S është sulmuar me armë zjarri nga një veturë në lëvizjes para shtëpisë së tij në lagjen “Shaban Polluzha” në Iliridë, rast për të cilin raportoi ekskluzivisht “Mitropol” e që fatmirësisht nuk pati viktima.
Policia më tek konfirmoi raportimin duke shtuar se po hetonin rastin dhe se ndodheshin në kërkim të dorasit.
”Mitropol” do ju mbajë të informuar gjatë ditës në lidhje me rastin e të shtënave të sontme.








