Active 2
02LAJME

EMRAT DHE MBIEMRAT: Këta janë të dyshuarit nga tentim vrasja e 27-vjeçarit në Tavnik të Mitrovicës

Mbrëmë në lagjen “Tavnik” të qytetit të Mitrovicës dy persona tentuan ta vrasin një të ri 27 vjeçarë, gjë për të cilën raportoi “Mitropol”.

Personi me inicialet S.S arriti tu shpëtonte të shtënave me armë zjarri pa marrë ndonjë lëndim trupor.

Weelnes

Pasi nuk arritën ta vrasin të dy të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes. Reagimi i Policisë së Kosovës ishte i shpejt, dhe rrjedhimisht njëri nga të dyshuarit u arrestua.

Burime të “Mitropol” njoftojnë se bëhet fjalë për Valdrin Jashari, 22-vjeçar, i cili tentoi t’iu shpëtojë prangave të Policisë, por pa u bërë dy orë u arrestua, gjersa i dyshuari i dytë është Berat Salihu që ende gjindet në arrati.

Duhet theksuar se nuk dihen shkaqet e sulmit dhe se i dyshuari që u arrestua është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas ndaj tij Prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim, për veprën penale “Vrasje në tentativë”. /Mitropol/

Premium Store