Lajm i hidhur: Vdes në aksident i riu mitrovicas Florent Zhilivoda

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë, Florent Zhilivoda, njofton Mitropol.
Lajmin për vdekjen e Florentit e kanë bërë të ditur familjarët e tij, duke theksuar se Florenti vdiq në një aksident.
Florenti është i njohur për qytetarët mitrovicas për faktin se familja e tij ka në pronësi marketin afër argjentarëve.
Mitropol shpreh ngushëllime për familjarët e Florent Zhilivodës.
Njoftimi i plotë nga një familjar i Florentit:
Oo shpirtin na e kpute o Florent ..
Te Allahut jemi dhe te ai do kthehemi , sot ndrroje jet nipi jone ne nje aksident ..
Allahu t meshirofte e me Xhenet t shperbleft o shpirt bardhe …







