
Arban Osmani është ndër talentët e rrallë i cili fotografinë e ka pasion e përmes saj na bën që si nga afër të përjetojmë bukuri magjepsëse të vendit.
Pamje të Mitrovicës, qytetit të tij të lindjes që rrallë janë parë ndonjëherë, Osmani i realizon me dashuri e përkushtim, duke na mundësuar që “të padukshmën” e vendit t’a shijojmë përmes ekraneve tona.
Përvoja e tij e gjatë në fotografi bën që në realizimet e tij ai të shfaqet mjaft profesional, çka e bën unik në profesionin e tij. /Mitropol/








